Jozefina Topalli është një prej figurave më të njohura të politikës në Shqipëri, e cila mbeti jashtë parlamentit pasi Basha e përjashtoi nga lista e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit të disa viteve më parë. Ish-kryeparlamentarja është aktive në rrjete sociale dhe shpesh herë poston imazhe nga përditshmëria apo shkrime që i dedikohen situatës aktuale në vend.
Së fundmi ka postuar një imazh nostalgjie ku duket pranë shtëpisë së vjetër në qytetin e Shkodrës ku pozon si të ishte një modele. Shkrimi shoqërues duket tepër thumbues dhe duket si një mesaazh për politikën.
“Të gjithë kanë ikur nga shtëpia e vjetër e dikurshme…”, shkroi Jozefina. Kjo shtoi dyshimet se ish-kryetarja e Kuvendit mund të rikthehet në politikë, por duke mbështetur një tjetër lider. Është ende e paqartë se cfarë planesh ka për të ardhmen Jozefina Topalli.(A.M/Faxweb.al)