Zaida Çobo, nëna e 15vjeçarit të dhunuar nga policia tërheq padinë ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton se Cobo ka vendosur që të heqë padinë ndaj Veliut, pas takimit që ka zhvilluar me të.
Zaida Cobo është nëna e 15 vjecarit të dh unuar tek liqeni javë më parë, ndërsa fillimisht deklaroi se do ta padiste Veliun për deklaratat që kreu i Policisë së Shtetit kishte bërë.
Doja të jepja një shembull qytetarie. Pranova ndjesën e Drejtorit të Policisë, pas takimit me të. Tani ndihem e qetë dhe mu duk e pakuptimtë të vijoja procedurat ligjore.
Kam hequr dorë vetëm ndaj padisë për fyerjen që mu bë. Ndërsa për cështjen e dhu nës ndaj djalit do e vijoj deri në fund, është shprehur nëna e adoleshentit të dhu nuar.
Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lënduar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjesën time publike tia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj, u shpreh kryepolici Ardi Veliu.