Një gjurmë e një rëndësie të lartë, e pa publikuar deri tani, që do hapë plagët e vjetra, ndodhet në muzeun Historik të Shkodrës.

Në arkivin e këtij muzeu janë vendosur librat e përshtypjeve.

Ne mundëm të shkëpusim disa nga to.

Tek i nxjerrim nga pluhuri, disa të pathëna dikur të vlefshme, por sot të rrezikshme kuptojmë qartë urrejtjen që kishte ai sistem për klerin, por edhe ndikimi që kishte tek populli.

E ky muze i ngritur në qytetin e Shkodrës (i pari në botë) është një thikë e mprehtë për gjithë klerin botëror, e imperialist e social-imperialistëve e revizionistëve në përgjithësi dhe për ne një shëmti e së kaluarës që ne duhet ta ruajmë që t’ia tregojmë brezave thuhet në një citim.