Ndërsa pritet arritja e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore mes palëve politike, e negociuar me ambasadorët e SHBA ve, Yuri Kim, atë të BE së, Luigi Soreca dhe Duncan Norman i Mbretërisë së Bashkuar në selinë e PD së ka lëvizje

Topi sic ka deklaruar edhe ambasadorja amerikane është në fushën e Lulzim Bashës dhe pritet me padurim qëndrimi i opozitës.

E ndoshta për të marrë vendimin final opozitarët janë takuar sërish. Teksa ora shënon 18 05 minuta i mandatuari i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili po zhvillon në këto momente një takim me kreun e PD së, Lulzim Basha. Sic raporton për BalkanWeb gazetari i News 24, Osman Stafa, në takim është edhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi.

Burime të PD së, konfirmojnë për gazetarin Stafa se palët janë në prag të arritjes së marreveshjes së shumëpritur për reformën zgjedhore. Madje në selinë e PD së, për tju bashkëngjitur takimit ka shkuar edhe kryetarja e LSI së, Monika Kryemadhi

Opozitarët, raportohet se kanë një propozim të ri për Reformën Zgjedhore, prandaj rreth orës 1930 kanë kërkuar ta bëjnë publike në Këshilli Politik. E nëse pranohet propozimi mund dalë më në fund tym i bardhë nga Pallati i Kongresve.