Kryeministri Edi Rama, ndërsa foli në lidhje me abuzimin e 15 vjeçares në Babrru nga roja i shkollës, iu kthye ashpër deputetëve në sallë.

Ai pohoi se, pavarësisht bindjeve politike dhe akuzave të ndërsjellta mes palëve, kurrë si ka thënë ish-kryeministrit Sali Berisha: “Hajdut” “kríminel” duke shtuar se do ti vinte zor nga vetja

“Dënimi me vdekje, nuk ke faj ti (i drejtohet Halit Valteri) Iu referova shumë qytetarëve që më shkruajnë në Facebook. Ato që thua, janë nuk është se nuk ekzistojnë. Të kam dëgjuar kur thua dhe kthehesh këtej nga ne e thua; vazhdoni vidhni, ju këtë punë keni.

Çfarë mendon një fëmijë kur të dëgjon ty?! S’je vetëm, ti më i miri nga poshtë, në kategorinë e këtyre. Ça do mendoje ti si prind nëse çuni jote i thoshte klasës; ‘Ju jeni hajdutë’ Ça do i thoje! “Mirë ja bërë” që i the si babai?! Apo: “Kështu e ka babai një punë”

Unë nuk mendoj kështu. Nëse do ti thoja dhe Sali Berishës: Hajdut, kríminel, vrāsës. Do të më vinte zor nga vetja. S’më kujtohet se ja kam thënë një gjë të tillë drejtpërdrejtë. Duke shprehur indinjatën, iu thyen kockat asaj vajzës. Nëse njërit prej atyre që bën llapa-llapa, sdo donin që dikush të merrej me fëmijët e tyre” tha Rama.