Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” ka premtuar se biznesi i vogël deri në vitin 2029 nuk do të paguajë asnjë taksë.

Rama tha se kjo nuk është vetëm një premtim i qeverisë së tij, por se do të ligjërohet shumë shpejt.

“Mund tju them sot, mbase është lajm për faqen e parë, ne po punojmë dhe një nga gjërat që mund të thuhet është se do ta ligjërojmë që biznesi i vogël, që krijon punë do ti heqim taksat deri në vitin 2029. Zero!”-tha Rama.