Prej më shumë se 1 jave në mbarë Amerikën, janë mbajtur protesta masive për vrasjen George Floyd, i cili u vra barbarisht nga polici amerikan.

Por protestat kanë qenë teje të dhunshme duke shkaktuar dëme të mëdha në vend. Protestuesit kanë shkatërruar dyqanet nëpër qendrat tregtarem kanë vjedhur banka dhe madje kanë tentuar të djegin edhe Shtëpinë e Bardhë. Zjarre e shkatërrime pafund janë parë përgjatë këtyre ditëve në SHBA, ku qytetarët kanë bërë sjellje vandale në shumë qytete të SHBA.

Por një shqiptar i cili po përjeton protestat e dhunshme në New York, ka publikuar një video, ku dëgjohet një burrë i cili tregon se askush nuk i ka prekur bizneset e italianëve dhe shqiptarëve.

E çuditshme në pamje të parë, por sipas tij pronarët shqiptarë dhe italianë në SHBA, kanë vënë nën kontroll vet situatën duke mbrojtur bizneset e tyre, pasi policia mesa duket nuk po ndalon asnjë protestues që vijojnë me sjellet vandale.

Bravo shqiptarëve dhe italianëve. Ata kanë dalë të gjithë jashtë dhe nuk po lënë askënd që të prekë asgjë në këtë lagje. Ata të gjithë kanë shkopinj, ata janë gati. Mendohuni dy herë para se të vini këtu dhe të bëni ato gjërat pa lidhje dëgjohet të thotë ai në videon që ka publikuar abc.news.

Prej 8 ditësh në mbarë SHBA vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46 vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Ndërkohë në bazë të autopsisë së dytë, rezulton se Floyd ka vdekur si shkak i dhunës së ushtruar nga polici, dhe jo nga problemet e zemrës siç u tha në fillim.

Për shkak të protestave kaq të dhunshme që kanë lënë edhe viktima e shkatërruar shumë biznese nëpër qytete, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar. Ditën e djeshme është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston.