Pas disa ditësh bisedime me Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, ambasadorja amerikane Yuri Kim ia la topin Bashës duke thënë se e ardhmja mbetet në dorën e tij. Për këtë arsye, kryetari i PD doli në konferencë për gazetarët ku foli shkurt duke thënë
Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur Dua ti siguroj shqiptarëve se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.
Në takimin e orës 2030 në tryezën e Reformës Zgjedhore munguan përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, të cilët ishin në selinë e PD duke biseduar me Bashën dhe Kryemadhin. Në përfundim të takimit me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin, ambasadorja Yuri Kim doli para mediave dhe tha:
U takuam për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Sikurse thashë dhe dje në një negociatë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë, çdo parti i kërkohet që të japë në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Gjithashtu çdo palë fitojë, populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe duhet të bënin më shumë dhe e bënë. E përgëzoj për atë që bënë këtë mbrëmje.
Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje e cila do ta vendosë Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit në BE. Është një marrëveshje që mund ta vendosë që ka në dorë integrimin e Shqipërisë. Përmban masa që janë adresuar nga ODHIR. Përmban gjithashtu hapa domethënës që nuk janë rekomanduar nga ODIHR por mund të shiheshin si një hap i rëndësishëm në Shqipëri. Ka ardhur koha për opozitën, për Partinë Demokratikë, për mikun tim Luli Basha që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thojë Po për popullin shqiptar dhe Po për Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në duart e tij, tha Yuri Kim.