Që Mimi ngatërron haremin e rilindjes ku ajo vetë ka vite që është zhytur me realitetin e vërtetë të mësuesit shqiptar, kjo nuk është se do shumë mund për tu parë dhe kuptuar, por kur çmenduria, arroganca, fodulleku dhe paftyrësia arrijnë deri këtu tek një femër, intelektuale dhe ligjvënëse, kjo është shqetësuese.
Zonjë e nderuar, në rradhën e 32 mijë mësuesve në sistemin arsimor të RSH, patjetër që mund të gjesh një grusht mësuesesh që vërtet mund ti kushtojnë kujdes më shumë se mentaliteti i njeriut të ri pamjes së tyre të jashtme dhe kujdesit estetik. Dhe për këtë nuk mendoj se duhet të penalizohet dhe paragjykohet njeri deri në pikën ku kjo nuk cënon kodin e etikës dhe normat bazë morale të figurës së mësuesit. Në fund të fundit kjo është një zgjedhje personale e gjithsecilit dhe askush nuk mundet ti imponojë tjetrit as mentalitetin rural, as shijet decibaoiste, as shallin e aksionistes e as të promovojë femrën shqiptare me muskuj, vetulla të pasistemuara, apo egërsinë shpellare në portretin e femrës së sotme shqiptare.
Më poshtë po citoj fjalët e znj. Mimi Dikur ne mësuesët i konsideronim si prindërit tanë të dytë. Të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija. Por sot zyshat tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde. Zyshat tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot smerret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim, paturpësisht fyeni dhe denigroni një ndër shtresat më të ndershme, më të përkushtuara dhe më dinjitoze të shoqërisë së sotme shqiptare.
Kjo nuk është ndonjë e papritur nga haremi rilindas pasi Qeveria që ti ke votuar, në 7 vjet të ekzistencës së saj, ka qënë fatkeqësia më e madhe e shkollës shqipe dhe u desh edhe kjo urtësi e juaja që të përforconte përditshmërinë e rrënimit të shkollës dhe dinjitetit të mësuesit shqiptar.
Në fund të fundit, njeriu nuk del nga gjeneza dhe thirrja e gjakut një ditë të nxjerr cullak përballë meikapit që vendos një periudhë të jetës për tu ndryshuar.
Një këshillë znj. Mimi, kërko falje urgjente dhe mundohu ta justifikosh gjithë marrëzinë tënde me daljen nga konteksti tëvasaj që ke thënë, sepse gjithë kolegët meritojnë respekt dhe mirënjohje dhe jo retorika që të kujtojnë efektet meunopauz iake, ndërsa kolegëve u them NGRIHUNI, EDHE PSE ËSHTË VONË Nga Arian Peraj zv president Sindikayes se Arsimit Shqiptar