Kosova do të ketë qeveri të re, të kryesuar nga Abdullah Hoti. Me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës i ka dhënë të drejtën përfaqësuesit të LDK së të qeverisë vendin

Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra

Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaci për mandatarin e formimit të Qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019ës, nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja