Deputetet e PS mbajtën një mbledhje ditën e djeshme ku nuk mbeti jashtë vëmendjes skándali i pèrdhunimit të së miturës në Babrru nga roja i shkollës dhe tre të rinj. Ish-ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli krítikoi áshpër mësuesit, se kujdesen për minifundet dhe buzëkuqin dhe jo të kuptojnë problemet e nxënësve, por kjo duket se nuk është pëlqyer nga maxhoranca. Në pamjet e mbledhjes në Youtube, fjala e Kodhelit është censuruar dhe kjo vihet re qartë
Aty Kodheli u shpreh Dikur ne mësuesit i konsideroni si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija. Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde. Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot s’merret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim
Krítikat e Kodhelit nuk janë askund në videon e publikuar të mbledhjes online, ndërkohë që përmendet në fjalën e Vasilika Hysit dhe kuptohet qartë se momenti kur foli për rastin e rèndë është fshirë. Nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi foli e revoltuar për dështimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe kërkoi që të merren nisma konkrete si deputete përndryshe të lënë mandatet.
Ju e dini që ligji për dhunën në familje do të jetë objekt diskutimesh edhe në Komisionin e Ligjeve. U ndjeva e keqardhur që flasim për aktet e urdhrat dhe nuk flasim sa produktive janë në nivel bashkie. Rasti i 15vjeçares është shuplakë për të gjithë ne. vjen menjëherë pas rastit të Kavajës dhe Fierit. Kam një pyetje për ju dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Cfarë po bëhet për ligjin e ri të dhunës në Shqipëri Vetëm me këtë ligj mund të adresojmë të gjitha shqetësimet që ngriti edhe kolegia Kodheli. Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ju mund të thoni se jemi shumë mirë por mua më vjen turp, jemi të dështuar. Po të bëjmë sot një fushatë në të gjithë shkollat dhe të kërkojmë nga fëmijët se kush i ka ngacmuar besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje por të dalim në rrugë. Si mundet policia komunitare në Babrru që shikon patrullat dhe nuk njofton nuk reagon. Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karriere tona ku ne mund të bëjmë më shumë, u shpreh Hysi.