Pas tre orësh diskutime ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim me përfaqësuesit e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sërish nuk u arrit asnjë marrëveshje, edhe pse ky ishte takimi i dytë për ditën e sotme.

Në takimin me Kim dhe diplomatë të tjerë të akredituar në Shqipëri, palët sërish nuk kanë rënë dakord për të zgjidhur ndasitë e tyre. Ndërsa Kim ka lajmëruar një konferencë për shtyp, nga ku pritet të japë detaje lidhur me takimin.