Ka përfunduar takimi i ambsadores së SHBA Yuri Kim me anëtarë e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ndërsa zyrtarja amerikane pohoi para mediave se ishte një ditë e vështirë.

Ajo tha se ka pasur përparim gjatë bisedimeve me palët ku morën pjesë edhe ambasadorët e BE së dhe Britanisë së Madhe, ndërsa tha se edhe nesër do të vijojë një format i tillë për të gjetur mirëkuptim edhe në pikat që ndajnë palët.

Sipas Kim, nëse partitë do të arrijnë konsensus përtej rekomandimeve, SHBa dhe BE do të bien dakord me ta duke shtuar se dëshira e SHBA dhe e shqiptarëve është integrimi i vendit në BE dhe kjo kalon përmes reformave.

Që të tre kemi shpenzuar rreth 9 orë me të gjithë anëtarët e Këshillit Politik. Ka qenë një ditë e veçantë dhe e vështirë, por është bërë përparim. Ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve u është kërkuar të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në fazë kritike të historisë saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në rajon. Nëse jeni në dijeni, BE ka vendosur një sërë kushtesh për negociatet.

Mes tyre është edhe reforma zgjedhore në përpurthje me rekomandimet e OSBE ODHIR. Qëllimi ynë sot, dhe qëllimi ynë nesër se do të takohemi edhe nesër, është që Shqipëria të përmbush të gjitha rekomandimet për tu bërë anëtare e BE. Nëse partitë do të arrijnë konsensus përtej rekomandimeve, ne do të biem dakord me ta. Nëse konsensusi për këto pika që ODHIR ka kërkuar nuk arrihet, palët nuk duhet ti kenë këto kërkesa. Ne duam që Shqipëria të jetë në BE. Kjo është dëshira e SHBA dhe e shqiptarëve. SHBA do të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur popullin shqiptar tha Kim.