Pak më shumë se 24 orë para rifillimit të Superligës një lajm jo pozitiv dhe që mund të ngre shumë pikëpyetje vjen nga Mallakastra. Burime bëjnë me dije se një futbollist i ekipi të Bylisit ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Futbollisti në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka udhëtuar së fundmi në Shkodër ku mendohet se edhe ka rënë në kontakt me COVID19
Gjithsesi ka ende dyshime, pasi mendohet se mund të jetë edhe një ngatërresë. Për këtë rasye sot në mbrëmje do ti bëhet një tjetër test, për ta konfirmuar plotësisht.