Mbi veprimtarinë e KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.02. 06.2020.
Situata epidemiologjike në territorin e Qarkut Shkoder për 24 orët e fundit, ka ndryshuar.
Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, mostrat e marra me dt. 1 Qershor rezulton 1 rast pozitiv. Rast i ri i referuar nga 127.
Në total, në Qarkun Shkodër, vijon në 121 numëri i të infektuarve Covid19
Vazhdon hetimi epidemiologjik dhe marrja e mostrave për rastet e dyshuara edhe hetim aktiv epidemiologjik nga NJVKSH, në bashkinë Shkodër. Sot janë dërguar 18 mostra në ISHP.
Ndërsa nga NJVKSH, Pukë, Fushë Arrëz, informohemi se nga 13 tampona të marra dhe të ekzaminuara nga punonjësit e kopshteve, rezultuan të gjitha negativ.
Vijon kontrolli dhe inspektimi nga NJVKSH në bashkëpunim me ISHSH për zbatimin e rregullave në kopshte dhe çerdhe në të 5 bashkitë.
Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 oret e fundit janë trajtuar në urgjencë rreth 64 pacientë. është 1 rast i dyshuar për covid19 i cili trajtohet sipas protokollit.
Nga Bashkitë janë mbështetur me dt.2 Qershor 2020 me pako ushqimore/mjeksore familjet si më poshtë
Bashkia Shkodër, ka asistuar 5 familje nga Fondacioni Miqësia.
Bashkia Vau-Dejës ka mbështetur 19 familje me pako ushqimore nga RMSH.
Bashkia Pukë, 36 familje me pako ushqimore nga Ëorld Vision.
Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari