Pas heqjes së masave me të cilat po përballej vendi ynë për shkak të pandemisë dhe rikthimit në normalitet, 80 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë mbetur të papunë.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për “Fjala” bëjnë me dije se kjo ka ardhur si rezultat i riorganizimit të strukturimit të punës në Drejtorinë e Hetimit Tatimor.

Kujtojmë se më parë kjo drejtori ka qenë e mbështetur në 4 rajone, atë të Shkodrës, Korçës, Fierit dhe Tiranës, ndërsa tani janë mbledhur në një të vetme, konkretisht vetëm në atë qendroren, Tiranë.

Po sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se ky ristrukturim ishte vendosur që në datën 6 janar të këtij viti, vendim që nuk ka lidhje me situatën e krijuar në vend nga pandemia, ndërsa marrëdhëniet e tyre të punës punonjësit i kanë shkëputur vetëm më 22 prill.

Arsyeja e këtij ristrukturimi është bërë me qëllim të një pune më efikase në këtë Drejtori. Kujtojmë se lidhur me këtë vendim mund të ketë reagim edhe nga ana e të pushuarve nga puna të cilët mund ta hedhin në gjyq institucionin e tyre për ndërprerje të kontratave./b.b/fjala.al