Spitali Covid 4 është struktura e re spitalore për përballimin e situatës me virusin, nëse do të ketë një tjetër valë. Lidhur me këtë hipotezë, kryeministri Rama tha se nuk dihet ende nëse vala e dytë mund të rinisë në vjeshtë, por nëse ndodh vendi do të jetë i përgatitur

Virusi nuk ka ikur. Vala e dytë thuhet se do të vijë në vjeshtë, mund të vijë, mund të mos vijë, nuk e dimë se çfarë impakti do të ketë fluksi i turistëve, por duhet të jemi gati. Ne vijojmë që të përgatitemi

Praktikisht është gati nëse do të na duhet të përballemi me flukse që i kalojnë kapacitetet e spitaleve që kemi. Uroj që të mos ketë valë tjetër, por rreziku është i madh. Nëse nuk do të jenë vetë njerëzit të ndërgjegjshëm, me rregullat themelore tha Rama

I pyetur nëse do të ketë shtyrje të fatkeqësisë natyrore apo rikthim të kufizimeve, kreu i qeverisë tha se mendohet një skenar për zonat e plazhit

Nuk ka arsye për të bërë një shtyrje të përgjithshme, po ekzaminojmë idenë e një zone të kufizuar vetëm në vijën bregdetare, për të pasur gjatë sezonit të verës mundësinë që të ushtrojmë fuqinë legjislative të situatës së kësaj përballje për të ndihmuar në mbrojtjen nga përhapja

Nëse nuk do të kemi një shtyrje të përgjithshme, vetëm një zonim në vijën bregdetare pa përfshirë zonat urbane, jo në Durrës, po në plazhin e Durrësit, sepse mendojmë që do të ishte ndihmëse për njerëzit dhe shtetit

Për spitalin e ri karantinë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sqaroi Spitali ka një kapacitet prej 100 shretërish. Do u përgjigjet rasteve të pacientëve, që përfundojnë trajtimin te Infektivi dhe kanë nevojë që të vendosen në një strukturë për të marrë një trajtim adekupat dhe të përmbushë ato ditët e karantinës. Është edhe për atë që mund të kemi gjatë sezonit, për ata që do të kenë nevojë për ndihmë. Tani e shkojmë në 500 numrin e shtretërve në dispozicion të situatës