Pas gati dy muajsh e gjysëm është ngritur sot trau i pikës kufitare shqitaro malazeze në Muriqan Qe në ditën e parë te rihapjes është evidentuar një fluks I lartë lëvizjesh në hyrje e dalje çka tregon se qytetarët mezi e kanë pritur Vetë qytetarët, thonë që po marrin rrugën qoftë thjesht dhe për një kafe një tregues ky që shtetasit mezi e kanë pritur ti rikthehen nomalitetit
Pala malazeze nuk lejon asnjë shtetas të hyjë në territorin e saj nëse nuk dispozon maska, dezinfektantë e dorashka
Nuk lejohen kalimet e shtetasve që rezultojnë me origjinë nga SHBA, Italia, Spanja, Franca, Maqedonia, Serbia pasi janë shtete që paraqesin rrisk te lartë të infketimit sa I takon Covid19. Nga pala shqiptare nuk ka pasur asnjë bllokim. Eshtë rihapur dhe pika doganore e Hanit të Hotit por nuk ka shënuar të njëjtin fluks me atë të Muriqanit