
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID19 Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve është një mjek kardiolog, i cili punon në shërbimin e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e mjekut.
Javët e fundit janë infektuar dhjetëra mjekë dhe infermierë që punojnë në QSUT. Disa nga rastet janë pranuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por për shumë raste të tjera ka patur heshtje.
Ndërkohë në total gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Eugena Tomini nga ISHP njoftoi se harta është zgjeruar me 4 raste në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor) 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat. Aktualisht 28 persona po marrin mjekim në spital, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 877