Opozita jashtë parlamentare nuk është tërhequr nga puna e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore pavarësisht mos gjetjes së një marrëveshjeje me mazhorancën brenda afatit të caktuar që ishte mbrëmë në mesnatë.

Opozita propozon që mbledhja e radhës të bëhet ditën e nesërme, më datë 2 Qershor, në orën 17 00. Ajo e cilëson axhendën e mbrëmshme të paralizuar për shkak të përpjekjeve për të gjetur consensus.

Reagimi i plotë: Ne vijim te diskutimeve te deritanishme dhe faktit qe mbledhja e dates 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit per çështjet e percaktuara ne axhenden e Keshillit Politik, propozojme mbledhjen e Keshillit neser, date 2 qershor 2020, ne ora 17.00. Perfaqesuesit e Opozites Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili