Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 rsaste të reja me koronavirus, përkatësisht 4 në Tiranë, nga të cilet një personel shëndetësor, 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.
Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve. Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive njëri prej tyre është i intubuar.
Në total numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar 1143