
Situata epidemiologjike në të gjithe territorin e Qarkut Shkoder për 24 orët e fundit, vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe drejte normalizimit të plotë.
Nga NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot, mostrat e marra me dt. 31 Maj rezultojne te gjitha negativ.
Në total, në Qarkun Shkodër, vijon ne 120 numëri i të infektuarve covid19
Vazhdon hetimi epidemiologjik dhe marrja e mostrave per rastet e dyshuara edhe hetim aktiv epidemiologjik nga NJVKSH, Shkoder, Puke, Fushe Arrëz, dhe M.Madhe në të gjithë territorin e Qarkut prej të cilëve Informohemi se nuk ka raste të reja covid19 në 5 bashkitë.
Nga Spitali Rajonal, informohemi se 24 orët e fundit janë trajtuar në urgjencë rreth 48 pacientë. Janë 2 raste të dyshuara për Covid19 janë marrë mostrat për në ISHP. Gjithsej sot janë derguar 14 mostra në ISHP.
Nga Bashkitë janë mbështetur me dt.1 Qershor 2020 me pako ushqimore/mjeksore familjet si më poshtë
B V.Dejes jane mbeshtetur 21 familje me pako ushqimore nga RMSH.
B.Puke, 40 familje me pako ushqimore nga World Vision.
Vijon të monitorohet dhe kordinohet veprimtaria e të gjithë bashkive, institucioneve dhe inspektoriateve, anëtare të KMC, nën drejtimin e të Deleguarit të KNEC, ZV.Ministrit të Brendshem, Z Besfort Lamallari