Deputetet nuk kanë asnjë ndryshim nga të gjitha zonjat dhe zonjushat, kur vjen puna për pasionin mbi modën.
Çdo gjë që ka të bëjë me veshjet dhe aksesorët, është pasioni i femrave. Dhe në fotot që paparazzi ynë bën në oborrin e Parlamentit, deputetet shpesh kapen duke komentuar veshjet e njëra-tjetrës.
Kësaj here, ministre dhe deputete ishin mbledhur bashkë dhe shikonin gjithë kuriozitet këpucët e njërës prej kolegeve.
Nuk e dimë se çfarë të veçante kishin ato këpucë, por e vërteta është se ato morën vëmendje të madhe.
Në veshjet e tyre, deputetet kujdesen shumë për këpucët dhe çantat, madje edhe shpenzojnë për to.
Marrë nga Panoramaplus.al