Pandemia e koronavirusit ka krijuar një kurbë me ulje dhe ngritje ne vend. Kur rastet po shkonin shumë pranë zerimit, të infektuarit u rritën sërish.
Deri më tani në vendin tonë janë shënuar gjithsej 1122 persona të infektuar, nga të cilët vetëm 33 kanë ndërruar jetë nga COVID-19.
Me rastet e reja të shënuara 24 orët e fundit harta është zgjeruar me 16 raste në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd. Mes të infektuarve ka edhe personel mjekësor.
Krahas me rritjen e rasteve, ka edhe ndryshim në shifrat e të shëruarve. Aktualisht në Shqipëri janë shëruar nga koronavirusi 857 persona, ndërsa në spital po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.