Zv.kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në Instagram, njofton se më në fund do të dalë në treg dhe shalqini i Divjakës, që do të konkurojë me ato që janë në treg nga importi. Braçe shprehet se shalqini vendas nuk ka të krahasuar me atë të importit, pasi është me shije dhe i pjekur në kushte natyrale
Postimi i Braçes KY ESHTE SHALQINI YNE I PARE KUSH MBOLLI E KULTIVOI SHALQI NE SERA, TANI PO VJEL Te premte, kerkova e mora ne treg shalqi Nuk ishte i yni, as i hershmi, ishte i importit, ardhur nga nje vend fqinj me ne, ketu afer. Ishte i kuq dhe i papjekur, pa shije as sheqeri, i forte e me fara te bardha.
Po ua them troc AS I AFROHEJ SHALQINIT TE PRODHUAR NGA BUJQIT NE DIVJAKE, LUSHNJE Shalqini yne eshte ky Ai me i sulmuari, me i shari e me i cuari dem nga vete media apo palaco vendas Besoj, java tjeter na nxjerr ne eksport per te vijuar fort me te
Nderkohe, ka nga keta te pasurit e Tiranese kane problem tu hysh ne pazar per te mbrojtur prodhuesin e bleresin, bashke me gastore qe i paguajne e qe kurre nuk e ben nje veper qe, habiten pse une shkoj ne nje treg, pse une merrem me qepe e patate, pse une merrem me cmimet e tyre
Natyrisht, kush nuk i numeron parate por i peshon, kush i paditur per pasoje as kupton, as qe i hyn ne sy puna e bujkut, mundimi e sakrifica e tij per te prodhuar qe te hane keta, madje me cmime qesharake, te shesin keta nga resortet e tyre me cmime maramendese.
Natyrisht, une do vijoj te merrem me bujqit, punen e tyre, produktet e cmimet e tyre; Eshte jeta e tyre dhe ekonomia jone! Aaaa po, sa merreni me mua, beni pazar e hani shalqi vendi