Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në hotelin e Ervin Matës pranë QSUT.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët kanë shkuar me makinë para hotelit. Pa zbritur fare, ata kanë ulur xhamin e mjetit dhe kanë hedhur lëndën plasëse nga dritarja për t’u larguar më pas me urgjencë. Tritoli i hedhur shpërtheu pas 4 minutash duke krijuar edhe panik në zonë.
Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka asnjë të dyshuar por ka vetëm një detaj që mund të shënojë edhe fundin e agressorëve. ‘Blutë’ e kryeqytetit janë vënë në kërkim të targës, e cila më pas mund të çojë edhe tek i ‘zoti’
Shpëthimi i tritolit ka ndodhur mbërmjen e djeshme, pak para mesnatës. Nga shpërthimi dëmet janë vetëm materiale, ndërsa është dëmtuar edhe një lokal ngjitur me hotel “Victoria”-n por pa njerëz të lënduar.