Pandemia ka ndikuar negativisht tek shumë profesione mes të cilëve edhe DJ. Sezoni i verës natyrshëm që ka fluksin më të madh të punës. Vendimi për ndalimin e dasmave apo edhe mbrëmjeve të ndryshme festive i ka dëmtuar shumë.
Hermes Oruçaj është një nga DJ në qytetin e Shkodrës i cili tregon se Covid -19 i ka pezulluar shumë aktivitete. Një ndër to janë edhe mbrëmjet e maturës të cilat disa janë anulluar ose shtyrë në një afat më të përshtatshëm
Një numër i konsiderueshëm dasmash ose janë anulluar për momentin ndërsa të tjera janë shtyrë duke dëmtuar ata që punojnë si DJ
Dj Hermes tregon se dëmi që i ka shkaktuar pandemia deri më tani është rreth dy milion lekë në muaj. Sezonet e mëparshme fitimi ka shkuar deri në 15 mijë euro ndërsa këtë sezon do jetë shumë më pak
Deri në përfundim të gjendjes së fatkeqsisë natyrore disa aktivitete do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllura duke dëmtuar kështu disa profesione të ndryshme që punojnë përmes dasmave apo mbrëmjeve festive.
https://www.facebook.com/starplustelevision/videos/555866511742090/
/star plus /