Vijojnë të shtohen rastet me COVID19 në radhët e personelit shëndetësor në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 21 pjestarë të personelit shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Sa i përket testimeve serologjike tek personeli shëndetësor ato vijojnë.

Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9% që do të thotë 130 anëtarë të personelit shëndetësor. /Opinion.al