Wizz Air, linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, njoftoi sot bazën e re në Tiranë. Linja ajrore do të bazojë 3 avionë Airbus A320 në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në korrik 2020 Së bashku me krijimin e bazës së re dhe ekzistencën e dhjetë destinacioneve tashmë në operim, Wizz Air njoftoi 15 destinacione të reja për tetë vende nga Tirana duke filluar nga korriku 2020, duke shënuar në total në 25 destinacione nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
Tre avionët Airbus A320 do të mbështesin operacionet e pesëmbëdhjetë rrugëve të reja për në Beauvais Paris, Charleroi Bruksel, Eindhoven, Mulhouse Euroairport, Karlsruhe Badenbaden, Hamburg, Berlin Schönefeld, Frankfurt Hahn, Pragë, Kretë, Rodos, Bari, Katania, Milano Malpensa dhe Torino, duke arritur në mbi 800 mijë vende në shitje në 25 destinacione nga Tirana në vitin 2020. Rrjeti në rritje shqiptar i Wizz Air do të mbështesë turizmin lokal, do të sjellë më shumë kapital në rajon si dhe do të lidhë Tiranën me destinacione të reja dhe emocionuese.