Viktor Gjoni alias Fatjon Gjoni, një 29 vjeçar nga zona e Pukës por banues në Vaun e Dejës, është arr..estuar sot nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I riu kërkohej nga Interpol Roma, për shkak se prej 27 shkurtit 2020 ishte shpallur në kërkim për akuzën e “Trafikimit të lëndëve nar..kotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë Krim.inale”
Viktor Gjoni, kishte hyrë në territorin shqiptar, dy muaj përpara se të shpallej në kërkim ndërkombëtar dhe se për tju shmangur ndjekjes nga drejtësia Italiane, rezulton që ai të ketë ndryshuar emrin nga Viktor në Fatjon Gjoni
Pavarësisht ndjekjes së kësaj strategjie që përdorin shumë persona trafikantë në Shqipëri, sërish policia e Shkodrës e ka lokalizuar dhe arrestuar Viktor Gjonin, me qëllim nisjen e procedurave për ekstradimin e tij në Itali. Pikërisht në këtë shtet, gjykata e Firences ka të hapur një çështje penale ndaj Viktor alias Fatjon Gjonit dhe 18 bashkëpunëtorëve të tij në trafik