Policia e shtetit është tërhequr nga urdhri i paradites. Mesa duke moskoordinimi si duhet mes institucioneve, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Policisë, ka bërë që kjo e fundit të tërhiqet dhe vetëm pak minuta më parë të nxjerrë një deklaratë për shtyp.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Shtetit, duke rivlerësuar komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njëherë qytetaret se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Policia do të përqëndrohet vetëm në ndalimin e lëvizjes mes zonave, që edhe nesër do të jenë zona te kuqe.