Polumbarët kanë arritur që të gjejnë dhe të nxjerrin nga lumi Buna trupin e pajetë të shtetasit maroken, Rachidi Muhamed 35 vjeç i cili u mbyt një ditë më parë
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të fshatit Darragjat, njësia administrative Dajc
Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja bën me dije se marokeni me leje qëndrimi franceze ishte së bashku me shokun e tij dhe ka qenë ky i fundit që ka njoftuar policinë se i riu është mbytur