Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor, në Shkodër falë një rikonstruksioni që po i nënshtrohet do të ofrojë kushte dinjitoze për gjithë qytetarët e subjektet që marrin shërbim.

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ka nisur projekti për rehabilitimin e pronës së re të DPSHTRR për rajonin verior.

“Pas një odiseje për lejen e ndërtimit, pa dashur të hyjmë në politikë, më në fund nisim projektin që zgjidh sistemimet e oborrit, rrugë kalimi, rigjelbërim, parkime, sinjalistikën orientuese, kapanonin për kontrollin fizik, veshje strukturore e brandimin e godinës, paisjet e reja e sistemet e sigurisë, instalime brenda dhe nderhyrje rikualifikuese për kompletimin e pronës së re të DPSHTRR për rajonin verior” shprehet Gonxhja.