Vetem 2 dite na ndajne nga nisja e sezonit turistik ne Shqiperi, por plazhi me i madh bregdetar ne veri te vendit Velipoja nuk ka marre asnje sinjal pozitiv sa i takon rregullave me te cilat do procedohet kete vit. Asnje shezlong nuk ehste vendosur pergjate vijes bregdetare pasi vendet akomoduese nuk kane marre akoma pergjigje pozitive per te nisur aplikimet per vendosjen e shezloneve ne Bashkine Shkoder.

Kjo e fundit nuk ka akoma nje udhezim perfundimtar nga Ministria e Trurizmit per parcelizimin e hapesires renore mes privatit dhe publikut. Keshtu turizmi ne Velipoje ka ngelur pezull me syte nga hapja e kufijve i cili mund te sjell vizitor kryesisht shqiptare te Kosoves dhe ne pritje gjithashtu te nje urdheri perfundimtar mbi planin e masave per sezonin turistik. Ajo cka vihet re eshte nevoja per te pastruar reren e cila ka ndotje dhe gjithashtu dhenia e informacionit per turistet dhe biznesin te cilet jane momentalisht ne pritje.