Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Durrës në një takim me qytetarët e zonës së Kënetës me të cilët ka biseduar për gjendjen ekonomike.
Nga fotot e shpërndara nga kreu demokrat duket se pjesëmarrja në takim ka qenë masive por ky fakt ka sjellë reagimin e Ministres së Shendëtësisë dhe Kryeministrit Edi Rama.
“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni shkruan Rama në një postim në Twitter.
TË RREZIKOSH SHËNDETIN DHE JETËN E NJERËZVE PËR TË LUAJTUR NJË PLLAKË GRAMAFONI!
21111:58 AM – May 30, 2020Twitter Ads info and privacy78 people are talking about this
Ministrja e Manastirliu e ka konsideruar të papërgjegjshme sjelljen e Bashës pasi sipas saj grumbullimi i njerëzve mund të shkaktojë përhapjen e koronavirusit.
“Si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID19 sepse ekspozimi është i madh!
Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik
Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t’i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse
U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet shkruan ajo.
Kujtojmë se deri tani kreu i PD, është gjobitur dy herë për shkelje të rregullave të COVID19 dhe i është hequr patenta /Opinion.al