Një shtetas i huaj është futur në lumin Bunë, për tu larë, por nuk ka mundur që të dalë më i gjallë që aty.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në afërsi të fshatit Darragjat, njësia administrative Dajc.

Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja bën me dije se marokeni me pasaportë franceze ishte së bashku me shokun e tij dhe ka qenë ky i fundit që ka njoftuar policinë se marokeni është mbytur.

Trupi i tij nuk është gjetur ende, teksa polumbarët kanë nisur kërkimet siç shihet në videot që EETIMES sjell.