Anëtarët e këshillit bashkiak rikthehen pas tre muajsh në sallë, por harrojnë distancimin fizik, ndërkohë që ajo që është më me shumë rëndësi është se i hapi rrugë dhënies së pagave të prapambetura te Vllaznia

Lajme pozitive vijnë nga Shkodra aty ku këshilli bashkia me 28 vota ka miratuar buxhetin, që i hap rrugë dhënies së prapambetur të pagave për klubin e Vllaznisë. Bëhet fjalë për pasqyrat dy viteve, atë të 2018 dhe 2019 të cilat kishin mbetur të bllokuara e si rrjedhojë kishin ndikuar në moshlyerjen e futbollistëve, që tetë ditë më parë bojkotuan stërvitjen për këtë arsye

Për të arritur deri në pikën e votimit u deshën tre orë debat e diskutime që asambleja e Vllaznisë e përbërë nga këshilli bashkiak të miratonte pasqyrat financiare të KF Vllaznia, e cila është nën administrimin e Bashkisë Shkodër