Një shtetas është mbytur në lumin Buna, në afërsi të fshatit Darragjat të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërkohë që policia është nisur në vendin e ngjarjes.

Burimet bejne me dije se shtetasi i huaj ishte Maroken me pasaportë Franceze. Nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.