Asambleja ee KF Vllaznia, ka miratuar me shumice votash ne votim te fshehte 5 anetaret e rinj te Bordit Mbikqyres te Sh.a Vllaznia.

Pas nje dabati prej me shume se 3 oresh, tashme jane bere publike edhe emrat fitues ne kete gare, megjithate duket se ne kete votim ka nje mungese te plote ligjore.

Nje gje e tille ka terhequr edhe vemendjen e ekspertit te ceshtjeve vendore dhe ish keshilltarit te Bashkise Shkoder Fatlum Nurja, i cili nuk ka nguruar te citoje ligjin sipas te cilit specifikohet se “Bordi eshte kompetence te Kryetarit te Bashkise neni 64 i ligjit 139/2015. Vendimi i keshillit eshte nul- shkruan Fatlum Nurja.

Nderkohe qe nje gje e tille, bie ndesh edhe me statutin e KF Vllaznia sh.a, ne te cilin thuhet:

Referuar nenit 135 pika 2, referuar statutit të shoqërisë aksionere “Klubi i Futbollit “ Vllaznia” referuar ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen vendore”, neni 64 “Kompetencat dhe detyrat e kryetarit të bashkisë” pika f, ”vendos për emërimin ose shkarkimin e anëtarëve të organeve drejtuese të shoqërive tregtare në pronësi të bashkisë, si dhe drejtuesit e ndërmarrjeve e të institucioneve në varësisë”

Nuk eshte akoma e qarte nese nje vendim i tille, eshte nje mungese informacioni nga ana e keshilltareve dhe drejtuesve te keshillit apo nje vendim i marre per te perfituar politikisht qofte edhe duke i rene ndesh ligjit me shpresen se askush nuk do ta kuptoje! /eetimes/