Një shtetas i huaj është futur në lumin Buna për tu larë, por nuk ka mundur që të dalë më i gjallë që aty. Viktima është Rachidi Muhamed 35-vjeç
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në afërsi të fshatit Darragjat, njësia administrative Dajc.
Gazetari i Report TV, Ergys Kavaja bën me dije se marokeni me pasaportë franceze ishte së bashku me shokun e tij dhe ka qenë ky i fundit që ka njoftuar policinë se i riu është mbytur.
Trupi i tij nuk është gjetur ende, teksa polumbarët kanë nisur kërkimet.