Mjeku Petrit Vargu ka folur sot për vatrën e re në QSUT, ku deri tani janë 25 të infektuar nga stafi mjeksor. Vargu ka qenë sot i ftuar në Fax News, në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” dhe shprehet se situata është për të vënë duart në kokë.

Ai shprehet se mjekët kanë ulur vigjilencën dhe shëtisin pa maska, e cila është një ndër masat mbrotjëse kundër përhapjes së COVID-19. “Kjo është për të vënë duart në kokë. Në spitale jo vetëm që duhet të vënë maska, por edhe kalueshmëria duhet të hyjnë nga njëra anë e të dalin nga tjetra që të mos përplasen mjekët” tha Vargu.

Në dy ditët e fundit numri i rasteve të prekura me COVID-19 është shtuar ndjeshëm, pasi vetëm në Tiranë janë konfirmuar mbi 45 të infektuar. Varta e re e COVID-19 është QSUT, ku mësohet se ka qenë një infermiere ajo që ka përhapur virusin tek kolegët e saj.