Ditën e sotme janë konfirmuar me koronavirus 26 raste të reja me koronavirus. Të gjitha këto raste janë regjistruar në Tiranë.

Ministria e Shëndetit njoftoi se brenda 24 orëve të fundit janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të infermieres.

Duke folur për dy vatrat e reja në Tiranë, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh në “Mbrëmje në Abc” se bëhet fjalë për dy vatra të cilat janë të izoluara dhe se po bëhet hetim epidemiologjik për të gjitha rastet e kontaktit.

Sa i përket rasteve në QSUT, Pipero thotë se diku ka çaluar sistemi i marrjes së masave parandaluese mes bluzave të bardha. Mjeku shpjegon se infermierja ka qenë e pakujdesshme ndaj shëndetit të saj dhe ka shkuar në punë pavarësisht simptomave.

Gjithsesi, edhe pse kemi një rritje të rasteve, Pipero shprehet optimist

“Nëse në 3 ditë kemi 60 apo 70 raste pozitive, po t’i spostojmë një muaj më parë do kishim 30 të shtruar në spital, ne tani nuk kemi asnjë, më parë kishim 1 apo 2 në spital..Kjo pasi 95% janë pa simptoma. Duke qenë se janë institucione duhet të evidentohen, testohen, për të ndërprerë zinxhirin epidemiologjik

Pipero shton se ky është një sinjal i fortë që bluzat e bardha të mos jenë të shkujdesur dhe të lënë mënjanë protokollet, për të cilat ai thotë se janë por duhet të respektohen.