Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lëshuar një akuzë të fortë, teksa është shprehur se mediat përfshirë televizionet, portalet dhe gazetat e ka censuruar, pasi marrin para nga banda e Lushnjes, që financohet nga Qeveria.

I ftuar në studion e “Opinion” Basha tha që vetëm sot, Banda e Lushnjes ka marrë 727 mijë euro, pas një kontrate që ka bërë me Inceneratorin e Tiranës, kontratë të cilën, Basha e konsideron kriminale

Pjesë nga biseda

Lulzim Basha: Edhe sot që flasim ka dhënë prapë sot, ka paguar inceneratorëve, 720 milionë euro, më fal 727 mijë euro, më datë 28 maj. Detyrim, kapar korruptiv. Inceneratori i Tiranës është vepër korruptive kriminale e bandës së Lushnjes, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Dhe është një bandë e fuqishme që ja ka dalë me sukses të mbyllë çdo ekran televiziv, me anë të ryshfeteve. Ky është një nga ekranet e pakta, ku unë jam lejuar

Blendi Fevziu: Nja tre herë kam bërë unë për këtë

Lulzim Basha: Këtu kam folur për këtë dhe nuk jam censuruar…

Blendi Fevziu: Kush ju ka censuruar?

Lulzim Basha: Të gjithë pa përjashtim është një nga bandat më të rrezikshme

Blendi Fevziu: Ju po thoni që edhe deklaratat e kryeopozitarit janë censuruara?

Lulzim Basha: Po, padiskutim, 400 milionë euro. Është një buxhet I madh që shpërndahet teevizion më televizion, ekran më ekran e gazetë më gazteë

Blendi Fevziu: Jeni të sigurtë që nuk keni qenë ju gabim?

Lulzim Basha :Po jam i sigurtë

Blendi Fevziu: A është detyrim kontraktual?

Lulzim Basha: Me ligj është i detyruar të paguajë qytetarët, por nuk e bën këtë gjë, dhe paguan koncensionarët