Kreu i PD Lulzim Basha teksa mohoi ne menyre kategorike qe te kete nje marreveshje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, u shpreh i bindur se do jete kryeministri i qeverise se ardhshme.
Ne nje interviste ne emisionin Opinion, Basha u pergjigj edhe per zerat qe po qarkullojne se kreu i shtetit Ilir Meta ka tendence per tu kthyer ne liderin e opozites pas largimin nga Presidenca.
Ka një perceptim në opinionin publik se Rama po luan me ju e me Metën, për xhelozi e po ju shkel syrin
Unë nuk jam nekrofil kështu që nuk bëhem xheloz për një kufomë politike, kam besim të madh që presidenti Meta i cili ka treguar kurajo në mbrojtjen e Kushtetutës në veçanti vitin e fundit që edhe ai nuk ka prirje nekrofilike por po ti ketë është problem i tij,
A ka tendencë të Metës për tu kthyer lideri i opozitës pas largimit nga Presidenca?
Presidenti Meta ka një mandat deri në 2022, kryetari i opozitës jam unë, kandidati për kryeministër jam unë e me votën e shqiptareve unë do drejtoj qeverinë e ardhshme. Detyrat e përgjegjësitë janë të ndara.
Ka një zbutje të raportit me Ramën?
Po sigurisht që po e pe ti çfarë zbutje ishte, e kaloi gjithë pandeminë duke sulmuar Lulzim Bashën dhe PD, ndërsa Presidenti Meta ka një detyrë të vështirë, të cilën po e kryen në mënyrë kurajoze që të ndalë inkursin e qeverisë në kapjen e organeve të drejtësisë. Shqiptarët dinë të gjykojnë secilin prej nesh në bazë të përgjegjësive që kemi.
Pyetje: Mendoni se Presidenti i Republikës po i shërben Edi Ramës?
Lulzim Basha: Presidenti i Republikës është në detyrën e tij kushtetuese, është sfida e tij, përgjegjësia e tij për të mos lejuar tentativën e qartë, projektin e qartë të qeverisë për të kapur organet e drejtësisë. Këtë e ka bërë, këtë vazhdon ta bëjë. S’është lajm ky. Si u bë ky lajm?! Pse u bë ky lajm?!
©Copyright Gazeta SHQIP