Koronavirusi ka ndryshuar totalisht mënyrën e jetës për miliarda njerëz nëpër botë. Pavarësisht lehtësimit të masave që u morën në muajin mars për frenimin e përhapjes së virusit sërish njeërzit janë të detyruar që të respektojnë disa rregulla bazë siç është mbajtja e distancës mes njëri-tjetrit dhe vendosja e dorezave dhe maskës kirurgjikale.
Në një video të bërë virale në mediat e huaja, shihet një situatë mnjaft qesharake kur një grua ka hequr mbathjet e saj dhe i ka vendosur si maskë mbi fytyrë, sepse shitësja e dyqanit refuzoi ti shërbente asaj pa maskë në fytyrë.
Videoja është filmuar nga kamera e sigurisë së dyqanit, ku duket se gruaja teksa futet brenda dyqanit pa maskë në fytyrë, veprim që bie në kundërshtim me ligjet e vendosura kundër Covi19
Burimi: Dailymail