Një numër i anëtarëve të Rijasetit të BFI në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në Gostivar, ku morën pjesë 2/3 e anëtarëve të Rijasetit ka marr vendim për shkarkimin nga posti i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepin dhe në vend të tij si ushtrues detyre ka emëruar myftiniun e Gostivarit Shaqir Fetahu.
“Bazuar në procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të shumicës së anëtarëve të Rijasetit të BFI të mbajtur më 27.05.2020 ne të nënshkruarit më poshtë në bazë të Nenit 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së, që e përbëjnë më shumë se 2/3 e anëtarëve të Rijasetit të BFI, vendosëm njëzëri shkarkimin e Sulejman Rexhepit nga posti Reisul Ulemasë, kryetar i BFI-së. Deri në përgatirjen e kushteve për zgjedhje të reja për ushtrues detyre, kryetar i BFI-së është caktuar myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu” thuhet në vendimin e Rijasetit të BFI
Mediat vendase gjithashtu shkruajnë se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, pa ndonjë arsyetim për shkakun e veprimit të tij.
Pak dite me pare, Sylejman Rexhepi, kryemyftiu i Maqedonisë së Veriut është kurorëzuar në martesë me një vajzë 50 vite më të re se ai. Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se ai është martuar ditën me 24 maj.
Kjo është martesa e dytë e Rexhepit, pasi bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë 4 vite më parë. Mediat vendase gjithashtu shkruajnë se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, pa ndonjë arsyetim për shkakun e veprimit të tij
©Copyright Gazeta SHQIP