Policia e Shtetit: Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krimi nale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Vihet në pranga autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim djali i tij, i cili ka thyer dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Në pranga edhe kryeplaku i fshatit Tomin, për shpërdorim detyre. Po gjatë kontrolleve evidentohet dhe goditet dhe një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen dy armë zjarri, vihet në pranga poseduesi

Në zbatim të Planit të Veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për marrjen e masave operacionale në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë vijuar kontrollin masiv të territorit dhe si rezultat, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Tomin, kanë konstatuar të kultivuara disa fidanë bimë narkotike