Numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë u rrit me 21 raste gjatë 24 orëve të fundit, 13 prej tyre brenda Qendrës Spitalore Univeristare Nënë Tereza ku ndodhet dhe spitali COVID 1.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 13 rastet e reja brenda QSUT janë personel shëndetësor dhe pacientë pa dhënë detaje të tjera.

Ato janë infektuar si pasojë e kontaktit me një infermiere e cila kishte rezultuar e prekur në testimet e para dy ditëve. Sipas ministrisë infermierja kishte rënë në kontakt me virusin jashtë ambjenteve të QSUT.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. /Opinion.al