Mbetjet inerte kanë pushtuar Shqipërinë në çdo cep të territorit te saj. Nga një vëzhgim i bërë në fshatin Prush pranë Tiranës, drejtuesi i Eco Project Albania dhe i Qendrës së Monitorimit të Mjedisit, Elvis Xhaferri tregon konkretisht sesi mbetjet inerte janë hedhur nga kompanitë e ndërtimit buzë aksit rrugor apo edhe në fusha të gjelbëruara pa respektuar asnjë kriter

Ekspertët e mjedisit ngrinë zërin dhe thonë se inertet që hidhen në periferi kanë një ndikim te konsiderueshëm tek përmbytjet. Nëpërmjet reshjeve inertet transportohen tek burimet ujore si dhe në kanalet kulluese dhe ujitëse, duke ndikuar kështu edhe në bujqësi

Për këtë emergjence mjedisore dhe shkatërrim te mjedisit vë alarmin dhe vete Agjencia Kombetare e Mjedisit nëpërmjet raportit të saj të fundit ajo pranon, se në vendin tonë Mbetjet inerte, mbetjet e rre zikshme, mbetjet spitalore dhe ato të kafshëve nuk trajtohen sipas kërkesave ligjore, pasi mungojnë landfillet e veçanta për depozitimin e këtyre mbetjeve siç janë mungesa e landfilleve për mbetjet e rrezikshme që janë emergjenca me e madhe në vend