Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se vendet ku kurba e COVID-19 është në rënie, mund të përballen me një valë të dytë infeksioni, nëse qytetarët heqin dorë nga respektimi i masave.

Shefi i Emergjencave në OBSH-së, Mike Ryan, tha se virusi tani po përhapet në pjesë të Amerikës Latine, Azisë së Jugut dhe Afrikës. Ryan u shpreh se pandemitë shpesh ndodhin me valë, që do të thotë se zonat, në të cilat vala e parë është heshtur, mund të goditen përsëri këtë vit.

“Kur flasim për një valë të dytë në mënyrë klasike, çfarë kuptojmë shpesh, do të ketë një valë të parë të sëmundjes në vetvete, dhe më pas ajo përsëritet muaj më vonë. Dhe kjo mund të jetë një realitet në shumë vende”, tha Ryan.

Shumë vende evropiane dhe shtete amerikane kanë ndërmarrë javët e fundit hapa për të hequr masat e bllokimit që frenuan përhapjen e sëmundjes, por shkaktuan dëme të mëdha për ekonomitë.

Burimi: CNBC.com